
Roja i sigurimit nuk e njohu kush ishte, Jennifer Lopez i mohohet hyrja te dyqani i “Channel” në Stamboll! Si mori “hak” ndaj tyre këngëtarja
Një skenë e pazakontë ka ndodhur gjatë orëve të fundit në Turqi. Jennifer Lopez, është përballur me një sjellje të paprecedentë teksa vizitoi një dyqan “Chanel” në Stamboll.
Sipas asaj që mediat turke raportojnë, diva e muzikës u “kthye mbrapsht” nga roja i sigurimit pasi ky i fundit nuk e njohu.
Në momentin kur këngëtarja 56-vjeçare kërkoi që të hynte në dyqan, roja i sigurisë e ndaloi duke i thënë se “vendi është plot”.
Me të dëgjuar këto fjalë, Lopez nuk e humbi aspak qetësinë, pasi fillimisht u tha “ok, s’ka problem” dhe më pas vazhdoi të bënte blerje në një dyqan tjetër.

Në shenjë “hakmarrje”, këngëtarja zgjodhi një dyqan Celine and Beymen, ngjitur me “Chanel”, ku dhe shpenzoi mijëra dollarë.
Megjithatë, në momentin kur menaxherët e “Channel” kuptuan gabimin e rojes së sigurisë se kujt i kishte mohuar hyrjen, ata e ftuan Jennifer Lopez të vizitonte dyqanin e tyre, mirëpo ajo i refuzoi duke u thënë se nuk kthehet aty ku i ishte mohuar hyrja!