
Rojat kufitare të Turkmenistanit përleshen me talibanët, raportohet për viktima
Rojat kufitare të Turkmenistanit janë përleshur me luftëtarët talibanë përgjatë kufirit me Afganistanin, sipas raportimeve të medieve lokale.
Hollësitë e përleshjeve të raportuara në provincën Jaëzjan të Afganistanit në orët e hershme të së hënës mbeten të paraqarta, shkruan Free Europe.
Helal Balkhi, drejtor i departamentit provincial të informacionit në grupin e talibanëve, i tha faqes afgane të lajmeve, “Hasht-e Subh”, se rojat kufitare turkmene kanë vrarë një civil dhe kanë lënduar një tjetër para tre ditëve.
Forcat talibane shkuan për të hetuar të hënën dhe u përballën me zjarr nga rojat kufitare turkmene, tha Balkhi, duke shtuar se luftëtarët talibanë u përgjigjën në të njëjtën mënyrë.
Sidoqoftë, nuk pati raportime për pasoja në njerëz. Turkmenistani, një nga shtetet më të izoluara në botë, nuk i ka komentuar raportimet.
Kjo nuk është hera e parë që raportohet për përleshje të talibanëve me vendet fqinje që nga ardhja në pushtet. Muajin e kaluar, forcat talibane u përleshën me forcat iraniane e pakistaneze rreth problemeve kufitare.