
Rojo zbulon zënkën që pati me Ibrahimoviçin
16 shkurt
21:14
Marco Rojo ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante nga aventura e tij me Zlatan Ibrahimoviç, kur ky i fundit luante bashkë me të te Manchester United.
Në intervistën e tij për “Cielosports radio”, mbrojtësi argjentinas zbuloi se ai dhe ylli aktual i Milanit kanë pasur një zënkë gjatë ndeshjes në Europa League ndaj Rostovit.
“Ibra ka karakter të fortë! I do të gjithë topat, por unë pasova Pogbanë disa herë. Ai nisi të më shante dhe iu drejtova: ‘Çfarë ke, hundëmadh? Qepe!’ Kur u futëm në dhomat e zhveshjes, i thashë ta mbyllte gojën. U zumë shumë keq”.