Roli i diasporës shqiptare në proceset politikëbërëse dhe ekonomike në Kosovë

02 gusht 2020 | 09:16

Shkruan: Bekim Brestovci

Diaspora shqiptare me origjinë nga Kosova, u krijua ndër decenie si rezultat i gjendjes së rëndë ekonomike, përndjekjeve politike e represive si dhe nga gjenocidi e dëbimi masiv nga trojet e tyre shekullore të ushtruar nga pushteti i Serbisë që datojnë që nga viti 1912 (shpërngulja e madhe e shqiptarëve në Turqi) e deri tek dëbimi masiv gjatë luftës së fundit të viteve 1998-1999.

E shpërndarë thuaja në çdo cep të botës, Diaspora jonë e mirëintegruar në shtetet pritëse, shumë shpejt u bë bartëse  e organizimeve të panumërta  të cilat Kosovën e ndihmuan në organizimin e sajë politik, në senzibilizimin e qështjes politike dhe aspiratave të popullit të Kosovës, në funksionalizimin e sistemit paralel shtetëror të viteve 90-ta e deri në kintributin sublim për çlirimin e vendit përmes ndihmave materiale për luftën por edhe përmes kyqjes së drejtoërdrejtë vullnetare në UÇK.

Diaspora jonë, përvç ndihmave të mëdha përmes Remitencave, dha deri më tani një kontribut të madh në rimëkëmbjen ekonomike të vendit duke investuar kapitalin e tyre në shumë e shumë ndërmarrje prodhuese, ndërtimore, shërbyese e hoteliere, duke ndihmuar kështu  edhe zbutjen e papunësisë e cila është një ndër preokupimet kryesore të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Viteve të fundit, për krenarinë tonë pjestarë  të Diasporës jo vetëm që po tregohen në suksesshëm në afarizëm, në sport, muzikë, në shkencë e shumë lëmi profesionale por tanimë po bëhen edhe pjesë aktive në jetën politike në shtetet në të cilat jetojnë duke marrë edhe pozita politike të avansuara.

Sot, kur Ne po e shënojmë  ditën e Diasporës edhe pse këtë vit për shkat të pandemisë dhe në shenjë të respektimit të rregullave të IKSHP, pa ndonjë aktivitet të theksuar, në emër timin personal por edhe nga funksioni im zëvendësministër në MPJD, urimit tim i bashkangjes edhe zotimin tim për punë të palodhshme dhe angazhimin tim maksimal në krijimin e mundësive të një përfaqësimi dinjitoz të interesave dhe nevojave të Diasporës në Republikën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i personave të prekur me koronavirus në të gjithë…