Roli i intelektualit në shoqëri dhe përgjegjësia e elitës politike

13 nëntor 2025 | 18:06

Shkruan: Prof.Shabi Rekaj

Të jesh intelektual do të thotë të ruash çdoherë modestinë në komunikim,dhe të përforësh gjuhën e arsyes pavarësisht vendit ku gjendesh apo rolit që ushtron në shoqëri .Edukata, zakonisht, fitohet dhe bartet në shoqëri nga familja, ndërsa dija përftohet përmes shkollimit.
Këto dy kritere themelore edukata dhe dija ,përbëjnë bazën e formësimit të njeriut si intelektual.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ata që mbajnë pozita publike, si politikanët që udhëheqin institucione shtetërore apo shoqërore. Ata duhet të jenë të matur në qëndrime dhe deklarata publike, duke ruajtur nivelin intelektual dhe kredibilitetin që gëzojnë në opinionin e gjerë.

Fatkeqësisht, shpesh vërehet një devijim i elitës intelektuale, e cila reflekton me deklarata e shkrime të papërgjegjshme, të pabazuara në parime dhe kritere profesionale. Kjo sjellje ndikon negativisht në opinionin publik dhe në perceptimin e përqarjeve të përgjithshëm të shoqërisë për vlerat intelektuale e morale.

Elita politike duhet të përdorë një gjuhë të argumentuar dhe të bazuar në arsyetim, duke qenë shembull për qytetarët.

Historia na mëson shumë:  Në Elaboratin e Naçertanijes, që nga Gerashanini e deri te Millosheviqi, ndër të tjera thuhet: “Ne duhet të bëjmë përpjekje që gënjeshtrën ta depërtojmë e shpërndajmë kundër shqiptarëve, sepse, pasi ajo të depërtojë në masë, ata do të bien shpejt në përçarje mes vete e do ta urrejnë njëri tjetrin.
Atëherë krijohet mjegulla, e në atë mjegull ne forcojmë shtetin tonë dhe minojmë stabilitetin e tyre shoqëror e kombëtar”.

”Ky citim tregon se përçarja e brendshme është arma më e rrezikshme për çdo komb.
Prandaj, një intelektual që gabon në rrugëtimin e tij publik apo profesional, dëshmon se, ose nuk është mjaftueshëm i edukuar, ose nuk është i pajisur me dije të thellë, sepse dija e vërtetë është e kufizuar, por përgjegjësia e saj është e pakufishme.

Düsseldorf 12.11.2025

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Hamza ka shpallur kandidaturën për kryetar të PDK-së, pas…