
Roma ndan rrugët me trajnerin Fonseca
04 maj 2021
| 15:09
Paulo Fonseca nuk do të jetë trajner i Romës për sezonin e ardhshëm. Palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe klubi italian ka dalë me një komunikatë zyrtare.
“Në emër të të gjithëve te Roma, duam të falënderojmë Paolo Fonsecan për punën e palodhur që ka bërë në krye të ekipit këto dy vite. Ai e drejtoi ekipin duke kaluar disa sfida, si pandemia e Covid-19 dhe ndryshimi i pronësisë së klubit, dhe e bëri me karakter dhe drejtësi. Ne i urojmë më të mirat në të ardhmen dhe jemi të sigurt se do te jetë një vlerë e shtuar kudo që të shkojë”, thuhet në njoftimin e klubit italian.