Roma në bisedime me Napolin për Hysajn

10 prill 2020 | 16:12

Elseid Hysaj vazhdon të jetë një objektiv i Romës për repartin e mbrojtjes. Mbrojtësi shqiptar prej kohësh kërkohet nga Roma, por problem gjithmonë ka qenë çmimi i lartë që kërkonte Napoli.

“Giallorosët” janë gati ta shesin Alessandro Florenzin përfundimisht te Valencia, ndërsa çalojnë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Edhe pse ka filluar të luaj nën urdhrat e Gattusos, Hysaj ka paralajmëruar largimin në verë nga Napoli. Drejtori sportiv i Romës, Gianluca Petrachi ka pasur kontakte me agjentin e lojtarit Mario Giuffredi dhe Hysaj pëlqen kalimin në kryeqytetin italian. Roma është gati të paguaj deri në 12 milionë euro për t’i marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar. Gjithsesi në garë për të mbeten edhe skuadra tjera si Sevilla e Schalke 04.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 85-vjeçar me koronavirus ka ndërruar jetë në Shkodër në…