
Roma në janar bën ofertë zyrtare për Hysajn
AS Roma premton të jetë një nga ekipet më aktive në këtë afatin kalimtar të dimrit, me dy objektiva të qarta, Milik dhe Hysaj.
Emri i Hysajt nuk është një risi në shtëpinë e verdhekuqeve, e kërkuan edhe gjatë merkatos së verës, madje kapiteni dhe kryeqytetasit kishin gjetur një pajtim paraprak përpara se të merrnin një “jo” të prerë nga Napoli.
Në javët e fundit, Napoli, i shtyrë dhe nga trajneri Rino Gattuso, është përpjekur të bindë anësorin kuqezi, por oferta e tyre ekonomike nuk ka kënaqur Hysaj, duke bërë që tashmë Napoli të mos jetë më në pozita të favorshme, pasi në fund të sezonit rrezikojnë ta humbasin me parametra zero.
Roma nuk dëshiron të presë më gjatë dhe në janar pritet t’i ofrojë Napolit një ofertë të re për Hysaj. Fonseca e kërkon me çdo kusht dhe sa më shpejt, por të negociosh me De Laurentiis nuk është aspak e lehtë.