Roma në minutën e fundit shënon fitore ndaj Monzas

22 tetor 2023 | 14:55

Stephan El Shaarawy ka thyer zemrat e AC Monzas pasi ka shënuar golin e tij të parë këtë sezon, duke i siguruar AS Roma fitoren e katërt radhazi në të gjitha garat.

Monza mbetur me një lojtar më pakë që nga minuta e 41-të, pasi Danilo D’Ambrosio ka marrë dy karton të verdhë .

Ndërsa Roma dominonte statistikat e posedimit të topit, skuadra e Raffaele Palladino ka vazhduar të ofronte një kërcënim në kundërsulm.

Ndërsa përballja ka kaluar në 20 minutat e fundit, Giallorossi filluan të trokasin në derë.

Romelu Lukaku, i cili e  kishte gjetur rrjetën në secilën nga pesë ndeshjet e tij të mëparshme për klubin dhe kombëtaren, ka plasuar goditjen e tij që përfundoi jashtë.

Përfundimisht, puna e palodhur e Monzas është zhbërë në minutën e 90-të kur topi shkoi te El Shaarawy, i cili ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes.

Jose Mourinho po ashtu është ndëshkuar me karton në këtë ndeshje.

Romën është në pozitën e gjashtë për momentin, ndërsa Monza zbret në vendin e 11-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë dy viteve të fundit, Vinicius Junior është njëri nga…