Roma shkatërroi Atalantën

18 dhjetor 2021 | 19:18
AS Roma ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Atalantas në udhëtim, duke e mposhtur me rezultat 4-1, në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

Golin e parë e ka shënuar Tammy Abraham, menjëherë në minutën e parë të ndeshjes, teksa Nicolo Zaniolo e dyfishoi në minutën e 27-të për Romën.

Bryan Cristante shënoi autogol në minutën e 45-të, duke e ngushtuar epërsinë, teksa me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Chris Smalling e realizoi edhe golin e tretë në minutën e 72-të, teksa Abraham e vulosi fitoren në minutën e 82-të, pasi e shënoi golin e katërt dhe të dytin personal në ndeshje.

Roma pas kësaj fitoreje kalon në pozitën e pestë me 31 pikë, pas 18 ndeshjeve, teksa Atalanta mbetet në pozitën e tretë me 37 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se…