
Roma shkatërroi Bolognan, fitojnë Napoli dhe Atalanta
13 dhjetor 2020
| 17:07
AS Roma ka dhuruar një paraqitje të mirë të dielën në përballje me Bolognan ku regjistroi fitore me rezultat 1-5.
Të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes. Andrea Poli (autogol), Edin Dzeko, Lorenzo Pellegrini, Jordan Veretout dhe Henrikh Mkhitaryan ishin golashënues për ekipin e Romës, derisa për vendasit shënoi Bryan Cristante (autogol).
Fitore kanë shënuar edhe Napoli dhe Atalanta. Napoli e mundi (2-1) skuadrën e Sampdorias (2-1), me golashënues Hirving Lozano dhe Andrea Petagna. Për mysafirët shënues ishte Jakub Jankto.
Atalanta e shkatërroi Fiorentinën me rezultat 3-0. Robin Gosens, Ruslan Malinovsky dhe Rafael Toloi.
(Epoka e re)