
Roma synon transferimin e Sanchos
15 gusht 2025
| 14:52
AS Roma ka bërë një ofertë prej 20 milionë paundësh për Jadon Sancho nga Manchester United.
Futbollisti anglez nuk bën pjesë në planet e klubit nga “Old Trafford” dhe largimi duket i pashmangshëm. 25-vjeçari ishte transferuar katër vjet me parë nga Unitedi për 73 milionë paundë, por tash i duhet ta gjejë një skuadër para 1 shtatorit.
Ka sugjerime që Roma mund të jetë e interesuar për një huazim me klauzola që mund të aktivizohen në fund të sezonit. Edhe Juventus ka treguar interesim për transferimin e Sanchos në këtë afat kalimtar.