ROMAN I DY BOTËRAVE TË KUNDËRTA

01 shtator 2020 | 21:18

Kosovare KRASNIQI

(Mehdi Krasniqi “Kohë përtej dhimbjeveLena. Prishtinë 2020)

E hidhura e fundit e shekullit që posa kaloi ishte Lufta e Kosovës. Hapësira gjeografike e vogël e quajtur Kosovë gjatëudhëtimit të saj në histori kishte fatin e vështirësive të shumta.Ishte cak i armikut serb në shumë shekuj, deri sa në vitin 1998-1999 shpërtheu lufta duke iu nënshtruar vrasjeve më makabërdhe masakrave.

Në letërsinë shqipe, si në poezi ashtu edhe në gjinitë e tjera letrare, jo pak herë lufta bëhet subjekt që zë vendin kryesor.

Klimën e një lufte të egër e barbare e gjejmë edhe në romanin Kohë përtej dhimbjesh autorit Mehdi Krasniqi. Romani i tij përshkon ndjenjën patriotike, andaj romani siç vërejmë trajton një temë që lidhet drejtpërsëdrejti me luftën, ku për pasojë rrjedhojat e saj janë në të shumtën e herës  të paharrueshme. Një temë e pëlqyer e autorit, që e tërheq  me forcën më të madhe.

Pse e them këtë? Sepse ai ishte pjesë e saj.

Shkrimtari i ri, Krasniqi, nuk e jetoi luftën vetëm në imagjinatë, ai luftën e përjetoi vërtet. Andaj, imagjinata e tij e gjeti rrugën drejt një fushe rrëfimtare, pra drejt fushës romanore.

Dhe, si gjithnjë kur kemi pranë një roman, pyetja e parë që mund të na vije në laboratorin e kokës tonë është, Ç’farë ka nëqendër subjektit romani?

Subjekti  në roman rrënjët i ka në përmasat e  tragjedisë të luftës së fundit  që e përjetuan shqiptarët e Kosovës. Dhe nga të gjitha gjërat e pakëndshme që sjell lufta, autori na sjell  forcën e ndjenjave. Romani ndjek një rrëfim i cili përshkohet nga njëhistori dashurie e pafat. Andi personazhi kryesor i romanit luftën e përjeton dyfish më rëndë. Ai ishte thellësisht i vetëdijshëm se jeta në vend të huaj dhe pa dashurin e jetës së tij, do jetë  e pakuptim, dhe ai qëndron ndërmjet dy situatave kundërshtuese.Beteja që e shtrëngon gjoks e  bën më të vendosur drejt cilës anë të shkojë, drejt cilës dashuri do të zgjedh. Në subjektin e romanit të autorit Krasniqi trajtohet pikërisht kjo temë,  pësimi i saj dhe pafuqia e tij.

Në të vërtet rrëfimi në roman fillon me një atmosferë mjaft paqësore në një familje katër anëtarësh. Mirëpo kornizën e romanit e plotësojnë edhe një pjesët tjera të ngjarjeve nga lufta në Kosovë, e cila pjesën më të madhe të romanit.

Romani përmes artit na jep karaktere të ndryshme, personazhe tëcilat i japin gjallëri e dramacitet të theksuar ngjarjeve të romanit. Në roman paraqitet karakteri i vajzës elegante, Blertës, e cila me butësinë e saj joshëse paraqet edhe dramën  fatale që e mbështjellë jetën e saj.  Ajo dhunohet nga Henri, shok i saj, dhe bota shpirtërore e saj vritet. Duke shpalosur historinë e trishtë të saj, kuptojmë që ajo si vajzë thurte shpresa e ëndrra për jetën e saj, të bëhet fotomodele përtej kufijve të vendit ku jetonte, ëndërr e cila iu rrëmbye mizorisht.

Vëmendje serioze i kushtohet karakterit të nënës shqiptare, nënë  Mirës, e cila paraqitet si grua me një natyrë vërtetfisnike, që me gjithë sëmundjen e saj përpiqet që fëmijët e saj ti mbrojë, ti udhëzoj e tu ndihmoj. Ajo dinte si të krijoj raport të mirë në mes fëmijëve dhe babasë së tyre i cili në të shumtën e rasteve paraqitet i dehur. Babai paraqitet në dy karaktere tëkundërta me njëra tjetrën. Ana e tij pozitive paraqitet si karakter i cili ka dëshirë ti ruaj traditat e të parëve, ndërsa ana e tij negative ishte ajo e të dehurit. Sidomos martesat me të huajt, sipas tij, ishin  të gjykuara deri në vdekje. Autori na rrëfen se si nënë Mira me urtësinë e saj  përpiqej që babait t’i shpjegojë, se tashmë ishte kohë tjetër, dhe familjen nuk duhet shkatërruar nga frenjat e traditës.

Autori në roman personazhet i vë të kalojnë nëpër sfida dhe aventura nga më të ndryshmet. Ndërkohë që detyrë e të cilit bëhet edhe t’i ndryshojë rrënojat e së kaluarës, mentalitetin e mykur të saj.

Rrjedhja e fuqishme e ngjarjeve të kaluara përmes kujtimesh tëgrumbulluara autori na sjell përshkrime episode të luftës, biseda në mes ushtarësh ka arritur të ndërtojë një histori artistike për luftën e fundit në Kosovë. Në arkivat e memories sonë mund të na kujtohen fare qartë situatat e ndodhura gjatë luftës, ndërsakëtu të përshkruara nga fjalët e autorit, dhe, ndër të tjera autori vazhdon: “Kolona njerëzish. Fate të ndara përgjysmë, vaje fëmijësh, numërim vdekjesh, lindje foshnjash, ishte takimi i tij i parë me luftën, që e ndante vetëm pak minuta nga një vijë kufiri, të cilën po pate krahë mund ta kaloje…”

Romani nuk ndjek vetëm një vije narratologjike. Edhe pse narratori në roman paraqitet si një personazh që rrëfen nga veta e tretë dhe roli i tij duket sikur do të jetë ai që do të na rrëfejë çfarë kishte parë gjatë luftës rreth së cilës  sillet pothuajse i tërësubjekti i romanit. Nga ana tjetër, autori, vë edhe  mentalitetin patriarkalë dhe pamundësinë e personazhit për të thyer zakonet e trashëguara.

Stili i të shkruarit nga ana e autori nuk është shumë i ndërlikuar, dhe narracioni rrjedh lirshëm. Vizioni i autorit ishte që ta bëj tëqartë idenë e tij se guximi, dhembshuria dhe dashuria përfundimisht qëndrojnë si vlera të rëndësishme tek njeriu.

Përfundim

Vitet e nëntëdhjeta bënë që Kosovës në historinë e saj të gjatë dhe krenare ti shtohet edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila ishte shpresa e fundit e lirisë dhe shpresa pwr një shekull të ridhe të qetë lindte në Kosovë.

Lufta e fundit zë bazën thelbësore dhe rëndësishmeromanin e autorit Mehdi Krasniqi. Mbështetur në leximin e librit në fjalë, dallohet qartë qëllimi i lartë i autorit. Duke qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare Kosovës smund të ishte i pandjeshëmndaj së vërtetës, andaj detyrën e tij e plotësoi në dy kohë të nevojshme për Kosovën, edhe si luftëtar edhe si romansier.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë këtyre dy ditëve të vjeshtës meteorologjike vendi ynë do…