Romero i shënon Realit dhe kërkon punë si gazetar

23 janar 2020 | 14:53

Reali i Madridit ka arritur të fitojë me rezultatin 1-3 ndaj Unionistas De Salamanca, në takimin e vlefshëm për Kupën e Mbretit. Goli i vetëm për skuadrën e panjohur erdhi nga Alvaro Romero. Ky i fundit ka bërë edhe një kërkesë të veçantë në fundin e ndeshjes, teksa merrej në intervistë.

“Lojtarët e Realit të Madridit janë sjellë si profesionistë të vërtetë. Unë jam një gazetar, kështu që nëse ka ndonjë gazetë që dëshiron që të më punësojë, atëherë unë jam i disponueshëm”, ka thënë Romero duke kërkuar t’i marrë maksimumin atij goli të shënuar ndaj madrilenëve.

Në vitin 2013 do të ishte pikërisht Romero që do të shkruante në Twitter për Realin e Madridit: “O skuadër e vdekur dhe me fat, që fiton 16 miliardë vetëm falë fatit. Unë do të kisha turp nëse do të vija nga Madridi”, ka thënë Romero, që tani e ka ndryshuar mendimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori Lars-Gunnar Wigemark ka marrë detyrën e shefit të ri…