Romy Schneider, sot do të ishte 80 vjeçe

23 shtator 2018 | 21:05

Në 23 shtator, Romy Schneider do të kishte mbushur 80 vjeç. Aktorja e famshme preku gjatë jetës së saj majat e suksesit dhe adhurimit absolut te publikut, por edhe abisin e humbjeve.

 

Fati i saj, më shumë sesa i bukur, rezultoi tragjik në jetën private. Romy vdiq kur ishte vetëm 43 vjeç. Mjekët regjistruan si shkak të vdekjes atakun kardiak; miqtë janë të bindur se goditja fatale në zemër ishte pasoja e ilaçeve të shumta dhe alkoolit, por praktikisht, edhe fatkeqësive që e çuan deri aty.

Aktorja të cilën të gjithë e adhuruan në interpretimin e princeshës shumë të dashur nga austriaket Elisabeth von Bayern, apo Sissy, ishte ylli i madh e i ëmbël i kinemasë gjermane të pas Luftës së Dytë Botërore.

Por ajo pati eksperienca të suksesshme edhe në Francë e SHBA, duke çimentuar statusin e vet të një aktoreje ndërkombëtare. Rrafshi profesional shkëlqente; Romyn do ta rrënonte jeta private. Lidhjet sentimentale i dështonin njëra pas tjetrës ama goditjen më të fortë e mori nga ndarja me Alain Delon. Pas 5 vitesh bashkëjetesë, ai e la për një grua tjetër. Grushtin dërrmues megjithatë aktores i erdhi megjithatë nga vdekja aksidentale e të birit. David në moshën 14-vjeçare. David ndërroi jetë pasi çau arterien femokrale ndërsa ngjiste kangjellat e shtëpisë së gjyshërve, raporton “TCh”.

Romy nuk e mori veten kurrë nga kjo humbje; aty nisi të pinte dhe ndonëse e la më vonë alkoolin, tragjedia e kishte shënjuar tashmë këtë figurë mitike të kinemasë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artistja e njohur e muzikës shqiptare, Flaka Krelani ka vetëm…