Ronaldinho, afër rikthimit pas 4 vitesh

18 korrik 2019 | 14:17

Një lajm i pabesueshëm po qarkullon në media dhe ka lidhje me Ronaldinhon. Braziliani i famshëm e mbylli karrierën në vitin 2015 dhe Fluminense ishte klubi i fundit me të cilin luajti.

Rreth katër vite ka që nuk luan, por ish-ylli i Barcelonës mund t’i rikthehet futbollit. “L-Argument” raporton se maltezët e Birkirkara po negociojnë me 39-vjeçarin dhe janë pranë marrëveshjes finale.

Katër herë kampionët e Maltës po insistojnë për t’i mbushur mendjen brazilianit për t’iu rikthyer fushave të blerta. Negociatat janë në rrugën e mbarë dhe shumë shpejt mund të kemi mundësinë për të shijuar përsëri magjitë e Ronaldinhos, pavarësisht se në një kampionat modest.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar sot komunën e Fushë Kosovës,…