Ronaldinho: Barça dhe unë jemi të bashkuar përgjithmonë
Ish-futbollisti i Barcelonës, Ronaldinho, ka folur pas 60 ditëve që kaloi në burg. Ylli brazilian u arrestua në Paraguai pasi u përpoq të hynte në këtë shtet me një pasaportë të falsifikuar.
Ronaldinho ka vendosur të flasë për këtë aventurë në një intervistë për “Mundo Deportivo”.
“Kanë qenë 60 ditë shumë të gjata. Njerëzit në shtëpi nuk mund ta imagjinojnë se si është të mos bësh gjërat që t’i do dhe që je mësuar të bësh”. 40-vjeçari pasi doli nga burgu qëndroi së bashku me vëllanë e tij në një nga hotelet e klubit të Barcelonës në Paraguai dhe falënderoi katalanasit dhe çdo njeri që ju gjend pranë. “Është një përvojë që do të rrijë përgjithmonë në mendjet tona. Përfundimisht Barcelona dhe unë jemi të bashkuar përgjithmonë. Është ekipi më i mrekullueshëm në botë me tifozët më të mirë në botë”, ka shtuar Ronaldinho.