
Ronaldo dëshiron të rikthehet në Real Madrid
Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka shprehur dëshirën që sërish të rikthehet në Real Madrid. Lajmin e ka konfirmuar gazetari Edu Aguirre, i cili është mik i yllit portugez dhe kjo e përforcon gjithmonë e më shumë idenë e rikthimit të Ronaldos në “Santiago Bernabeu”.
Ronaldo ishte i pranishëm në “Santiago Bernabeu”, ku ndoqi nga afër “El Classico”-n, ndërkohë që iu rezervua një pritje e ngrohtë.
“E di me siguri se Ronaldo ka një dëshirë të kthehet të luajë për Real Madrid. Ai ndjeu një afeksion të veçantë nga tifozët madrilenë kur erdhi në ‘Santiago Bernabeu’. Tani për tani ai është i fokusuar i gjithi te Juventusi, por në futboll kurrë nuk thuhet kurrë. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, asnjëri nga ne s’e di”, ka thënë Aguirre.