Ronaldo dëshiron të rikthehet në United

23 prill 2021 | 14:43

Pas tre sezoneve në Juventusit, Cristiano Ronaldo po rishikon mundësinë e rikthimit te Manchester United, por ka shumë pengesa për të arritur këtë marrëveshje.

Një ndër to është rroga e portugezit, e cila shkon në 30 milion euro në sezon. Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, Ronaldo është i gatshëm të heqë dorë nga rroga e majme vetëm në rast se ajo nuk bie nën 20 milionë euro tek “djajtë” e United.

Gjithashtu 36-vjeçari ka përfituar dhe në aspektin e uljes së taksave, pasi me statusin si i ardhur nga jashtë në kontratën e tij paguan vetëm 100 mijë euro taksa për rrogën e majme që merr.

Mbetet për tu parë dhe mënyra e transferimit, pasi Juventusi do të përfitojë nga transferimi i tij të paktën 30 milion euro, ose në të kundër mund të bëhet një pakt shkëmbimi me Pogban.

Është e paqartë ende e ardhmja e tij, por një merkato e nxehtë e pret yllin e Jyuventusit, Cristiano Ronaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë filluar sot në Vjenë punimet e Kongresit Zgjedhor të…