Ronaldo dhe Al Nassr në prag të kolapsit, ‘Finalja’ që shpëton sezonin

12 janar 2026 | 15:26

Al Nassr, lider për pjesën më të madhe të sezonit, deri dy javë më parë, tani luan gjithçka.

Pas një barazimi dhe dy humbjeve radhazi, skuadra ka rënë 4 pikë pas Al Hilal dhe sot përballet drejtpërdrejt me të.

Një humbje do ta çonte diferencën në 7 pikë, thuajse të parikuperueshme, duke e larguar edhe më shumë titullin e parë të Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite.

Jorge Jesus ka nevojë për versionin më të mirë të CR7.

Edhe pse ka shënuar 4 gola në 5 ndeshje, pas Kupës Arabe, portugezi është larg formës optimale.

Në sfidën e fundit ndaj Al Qadsiah, skuadra vuajti mungesën e tij, ndërsa Joao Felix ishte rreziku kryesor ofensiv.

Al Hilal i Simone Inzaghit rikthen Theo Hernandez dhe ka një repart sulmues shumë të fortë me Marcos Leonardo, Darwin Nunez, Salem Al Dawsari e Malcom, me Milinkovic-Savic vendimtar.

Me disa mungesa për shkak të Kupës së Afrikës, Al Nassr nuk mund të lejojë shkëputje në janar.

Për Cristiano, kjo ndeshje është vendimtare; synimi është titulli i parë në nivel klubesh pas 5 vitesh saudite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muhamet Z. Mehmeti B.I. shpall të pavlefshme certifikatën e TVSH-së,…