Ronaldo: Dua të shënoj edhe katër gola

25 qershor 2018 | 10:23

Sulmuesi Cristiano Ronaldo është i bindur se do të vazhdojë të shënojë në këtë Botëror, ku deri më tani ka shënuar katër gola, teksa ndeshja e radhës për Portugalinë do të jetë ndaj Iranit.

“Ne presim të vazhdojmë më tej në Botëror, duke punuar fort dhe të kalojmë fazën e grupeve. Në pothuajse jemi të kualifikuar, por nuk mbetemi me iluzione. Po i marrim ndeshjet një e nga një dhe do të përpiqemi ta mbyllim grupin tonë në vendin e parë”, ka thënë Ronaldo, duke shtuar: “Ne e dimë se një humbje ndaj Iranit do të na nxirrte nga Botërori, ndaj jemi të qetë dhe luajmë me kujdes. Edhe ndaj Marokut vuajtëm, pasi ata do të jepnin gjithçka, por ia dolëm mbanë. Unë po realizoj dhe jam i kënaqur, por nuk do të kënaqem me kaq. E di që do të shënoj sërish, pse jo edhe katër gola të tjerë”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes "Trepça", Ardian Syla, ka…