Ronaldo duke shijuar rrezet e diellit në Manchester

06 shtator 2021 | 11:15

Me rikthimin në Manchester United, Cristiano Ronaldo së bashku me Georgina Rodriguez dhe fëmijët, tashmë janë vendosur në Mbretërinë e Bashkuar për të jetuar.

Futbollisti i famshëm dhe 27-vjeçarja kanë ndarë me miliona ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, foto familjare ku tregojnë se si po ia kalojnë në Manchester. Në pozat në fjalë, 36-vjeçari shfaqet i veshur vetëm me pantallona të shkurtra, pa bluzë, duke shijuar kështu rrezet e diellit.

Nga ana tjetër, modelja bukuroshe mban veshur një kostum sportiv ngjyrë rozë dhe një palë çizme të kuqe. Ndërsa fëmijët shfaqen të lumtur teksa luajnë në një fushë të madhe.

“Kush tha se nuk ka diell në Manchester”, shkruante Ronaldo të dielën bashkëngjitur me 3 fotot që ndau me 338 milionë ndjekësit në “Instagram”.

Ndërsa bukuroshja brune shkruante krahas fotove që u pëlqyen shumë nga 27.2 milionë ndjekësit e saj: “Sa më kishte marrë malli të jetoja në Mbretërinë e Bashkuar”.

Ronaldo duke shijuar rrezet e diellit në Manchester, Georgina zbulon se saRonaldo duke shijuar rrezet e diellit në Manchester, Georgina zbulon se saRonaldo duke shijuar rrezet e diellit në Manchester, Georgina zbulon se saRonaldo duke shijuar rrezet e diellit në Manchester, Georgina zbulon se saRonaldo duke shijuar rrezet e diellit në Manchester, Georgina zbulon se saRonaldo duke shijuar rrezet e diellit në Manchester, Georgina zbulon se saRonaldo duke shijuar rrezet e diellit në Manchester, Georgina zbulon se saRonaldo duke shijuar rrezet e diellit në Manchester, Georgina zbulon se sa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ueb-faqet e disa mediave perëndimore kanë qenë në shënjestër të…