Ronaldo flet për eliminimin dhe të ardhmen

01 korrik 2018 | 13:31

Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se Portugalia ka luajtur më mirë se Uruguai në ndeshjen e 1/8 së finales. Kapiteni ndihet krenarë më paraqitjet në Rusi.

“Luajtëm më mirë se Uruguai, meritonim më shumë, por ky është futbolli. Fiton ai që shënon më shumë. Si kapiten, jam krenar për këtë grup, për punën e bërë. Punuam fort, të gjithë, lojtarë dhe stafi”, ka thënë Ronaldo.

Ndërsa për të ardhmen Ronaldo, ka thënë se nuk është momenti i duhur për të folur. “Largohem nga ky Botëror i bindur se dhashë më të mirën edhe pse nuk shkuam aty ku dëshironim. Por kjo kombëtare do të vazhdojë të fitojë. Për sa i përket të ardhmes time, ky nuk është momenti i duhur për të folur, si për mua ashtu dhe për shokët e skuadrës apo trajnerin. Kjo kombëtare mbetet nga më të mirat në botë dhe do të vazhdojë të triumfojë, pasi ka lojtarë të mëdhenj, një grup fantastik, që ka ambicie për të shkuar larg”, ka deklaruar Ronaldo.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. sc. Fitim RIFATI Instituti i Historisë - Prishtinë Pushtimi…