Ronaldo i përlotur pas tragjedisë së Jotës: Nuk ka kuptim … do na mungoni

03 korrik 2025 | 15:56

Pas lajmit tragjik për vdekjen e Diogo Jotës dhe vëllait të tij Andre Silva në një aksident rrugor në Spanjë, nuk mungoi reagimi i kapitenit dhe simbolit të kombëtares portugeze, Cristiano Ronaldo.

Jota, sulmuesi i Liverpoolit, sapo kishte fituar UEFA Nations League me Portugalinë, duke qenë krah Ronaldos në kombëtare.

I tronditur nga lajmi, Ronaldo ka shprehur dhimbjen e tij në një mesazh prekës: “Nuk ka kuptim. Ishim bashkë në kombëtare, sapo ishe martuar. Familjes tënde, bashkëshortes dhe fëmijëve, u dërgoj gjithë dashurinë time dhe u uroj forcë të pafund. E di që do të jesh gjithmonë pranë tyre. Pusho në paqe, Diogo dhe André. Do të na mungoni shumë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademik Arsim Bajrami ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të kryeministrit…