Ronaldo ia siguron fitoren Unitedit

29 shtator 2021 | 22:59

Manchester United e ka fituar ndeshjen e zjarrtë ndaj Villarrealit, me rezultat 2-1 në “Old Trafford”.

Alcacer shënoi për mysafirët, kurse Telles e barazoi rezultatin për vendasit. Kur të gjithë pritën që ndeshja të përfundoi me rezultat 1-1, në skenë doli Cristiano Ronaldo që realizoi në minutën e pestë shtesë për fitoren e Unitedit.

Në grupin F, Atalanta me herët e mposhti Young Boys me rezultat minimal 1-0.

Në vendin e parë të këtij grupi renditet, Atalanta me 4 pikë, Young Boys është e dyta me 3 pikë, derisa Unitedi është në pozitën e tretë me tri pikë, kurse Villarreali në vendin e fundit me 1 pikë.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Benfica e mposhti Barcelonën me rezultat 3-0, në ndeshjen e…