Ronaldo jashtë listës së 100 më të mirëve

21 dhjetor 2023 | 16:37

Janë zbuluar 100 futbollistët më të mirë në botë dhe Cristiano Ronaldo nuk është pjesë e tyre.

Ndërsa viti 2023 po i afrohet fundit, “FourFourTwo” ka përpiluar një listë të lojtarëve më me ndikim të vitit të kaluar.

Lojtarë si Bruno Fernandes, Gabriel Martinelli, James Maddison, Virgil van Dijk dhe Son Heung-min janë përfshirë mes 100 të parëve, por pesë herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo, mungon.

Pavarësisht se ka shënuar 34 gola dhe ka dhënë 12 asiste të tjera në 41 ndeshje me Al-Nassr që kur iu bashkua klubit me kosto zero në janar, legjenda e Real Madridit nuk shihet më si një nga më të mirët në botë. Megjithatë, rivali i tij për një kohë të gjatë Lionel Messi është ende në formë të shkëlqyer. Messi, i cili fitoi për herë të tetë Topin e Artë në tetor, është lojtari i gjashtë më i mirë në botë nga FourFourTwo pas suksesit të tij me Argjentinën në Kupën e Botës.

Disa yje të Manchester Cityt janë përfshirë gjithashtu mes 100 të parëve, me John Stones, Kevin De Bruyne, Bernardo Silva dhe Rodri në mesin e 20 lojtarëve më të mirë.

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, konsiderohet lojtari i tretë më i mirë në botë falë vitit të tij me thyerje rekordesh. Sulmuesi 30-vjeçar u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Tottenhamit në shkurt, duke tejkaluar rekordin e Jimmy Greaves.

Dhe vetëm një muaj më vonë ai u bë golashënuesi më i mirë i Anglisë. Kane u largua nga Tottenham për t’u transferuar te Bayern Munich në një transferim prej 104 milionë sterlinash në gusht dhe që atëherë ka thyer disa rekorde të Bundesligas.

Një tjetër lojtar që ka shkëlqyer me klubin e tij të ri këtë sezon është Jude Bellingham, i cili konsiderohet lojtari i dytë më i mirë në botë. Bellingham, 20 vjeç, iu bashkua Real Madridit në një transferim të madh prej 115 milionë sterlinash nga Borussia Dortmund në merkaton e verës së kaluar. Pavarësisht se luan kryesisht si mesfushor, ai aktualisht është duke udhëhequr garën e Këpucës së Artë në La Liga me 13 gola në 15 paraqitje. Kjo renditje speciale kryesohet nga Erling Haaland.

Sulmuesi norvegjez iu bashkua Manchester City verën e kaluar dhe nuk pati probleme për t’u përshtatur në Premier League. Ai shënoi 52 gola në 53 ndeshje në të gjitha kompeticionet gjatë sezonit të tij të parë në Etihad dhe fitoi Premier League, FA Cup dhe Champions League.

Ai theu gjithashtu rekordin për më shumë gola të shënuar në Anglinë një sezon të vetëm, duke kaluar Alan Shearer dhe Andy Cole.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Mitrovicë të Veriut është konfiskuar një sirenë e alarmit…