
Ronaldo këshillon Realin: Transferojeni Mbappen, jo Neymarin
24 gusht 2020
| 11:18
Drejtuesit e Real Madridit po mendojnë të bëjnë një blerje të madhe për sezonet e ardhshme. Neymar dhe Mbappe janë dy emra që qarkullojnë gjithmonë në ambientin madrilen. Një këshillë për “Los Blancos” ka ardhur nga Fenomeni.
“Mendoj se Neymari dhe Mbappe janë në të njëjtin nivel tani”, ka thënë Ronaldo.
“Po nëse Real Madridi ka ndërmend të bëjë një investim të madh për të blerë një lojtar, duhet ta bëjë duke menduar për të ardhmen”, ka shtuar sulmuesi brazilian. “Neymari është 28 vjeç dhe Mbappe 22. Do të ishte më logjike që të provonte të merrte Mbappen”.