Ronaldo kthehet në stërvitje pas dy muajsh  

19 maj 2020 | 12:24

Dita e sotme Cristiano Ronaldo është rikthyer në stërvitje në qendrën stërvitore të Juventusit në Continassa. Pas mbërritjes së tij në Torino në fillim të muajt dhe qëndrimit për 14 ditë në karantinë, tashmë portugezi ka rinisur përgatitjet për të gjetur formën më të mirë fizike.

CR7 është paraqitur në orën 09:21, pas dy muajsh, teksa për herë të fundit ishte paraqitur më 8 mars pas ndeshjes me Interin. Fillimisht ai do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të nis me shokët e ekipit përgatitjet në grupe të vogla

Nuk do të jetë shumë e vështirë për të rigjetur formën më të mirë fizike, pasi ai është parë duke u përgatitur edhe në Madeira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Enca Haxhiu ka treguar edhe njëherë asetet e saj…