Ronaldo mbush 35 vjet: Mund të luaj deri në moshën 40 vjeçare

05 shkurt 2020 | 13:44

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo mbushi 35 vjet, por parametrat e tij fizike e tregojnë si një 28-vjeçar, ndërsa portugezi shton se ndjehet i fortë dhe mund të luaj deri në moshën 40 vjeçare.

Ylli portugez ka qenë vendimtar për Juventusin këtë sezon dhe aktualisht është në seri prej nëntë ndeshjeve radhazi duke shënuar gol. Golat e tij kundër Fiorentinës fundjavën e kaluar e dërguan atë në 19 gola në 19 ndeshje të Serie A.

35-vjeçari më parë pretendoi se ai do të ndalet vetëm nëse do të kishte mungesë “motivimi”.

“Shumë do të varet nga sa bie unë. Flas për motivimin tim. Sepse nuk do të ketë kurrë problem fizike. Jam duke e trajtuar veten mirë dhe mendoj se mund të luaj me siguri deri në moshën 40 vjeçare. Faktori më i rëndësishëm, sinqerisht, do të jetë psikologjik”, ka thënë Ronaldo.

“Kjo është ajo që do të bëjë ndryshimin. Në çdo rast, gjithçka ka një fillim dhe një fund, kështu që unë nuk do të zgjas një jetë, në mënyrë logjike. Por unë ende ndjehem mjaft i fortë për të vazhduar të fitoj tituj të rëndësishëm”, ka shtuar portugezi.

Juventus aktualisht është i pari në Serie A, tre pikë para Interit në vendin e dytë, por Lazio mund të kapërcejë Nerazzurrët sonte dhe të shkurtojë hendekun në dy pikë midis tyre dhe Zonjës së Vjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja ka mundur Ibër Rozhajën si mysafir me rezultat 73:84,…