Ronaldo në vitin 2021 kishte parashikuar se Carricku mund të bëhet një trajner i shkëlqyer

27 janar 2026 | 11:50

Është rikthyer në vëmendje një deklaratë e Cristiano Ronaldos, e thënë për Michael Carrick me të cilin ai ka pasur fatin ta ndaj fushën me fanellën e Manchester Unitedit. Ai në vitin 2021, kishte theksuar se Carrick ka predispozitat për tu bërë një trajner i shkëlqyer në të ardhmen.

“Michael Carrick ishte një lojtar i shkëlqyer dhe ai mund të bëhet edhe një trajner i shkëlqyer. Asgjë nuk është e pamundur për këtë djalë. Personalisht, jam krenar që kam luajtur me të në krah, si dhe me të si trajner në stolin tonë”, kishte thënë Ronaldo.

Marrë parasysh startin e shkëlqyeshëm të rikthimit të Carrick te Manchester United, këto fjalë të Ronaldos po dalin të jenë të sakta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Platforma “Liria ka Emër” ka vazhduar sot fushatën e saj…