Ronaldo nuk e ka ndërmend të ndalet, së shpejti do të njoftoj për klubin e ri

18 maj 2025 | 13:17

Cristiano Ronaldo është gati për hapin e radhës në karrierë dhe mund të largohet nga Al Nassr në fund të sezonit.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, superylli portugez pritet të njoftojë së shpejti destinacionin e tij të ardhshëm, me disa oferta interesante në tavoline.

Ylli 40-vjeçar aktualisht është pjesë e Al-Nassr në Arabinë Saudite, por ka deklaruar se synon të luajë për të paktën edhe dy sezone të tjera, duke vazhduar një karrierë që nuk njeh moshë.

Kontrata e Ronaldos me Al-Nassr skadon në qershor 2025, dhe kjo ka nxitur spekulime rreth së ardhmes së tij. Përveç klubeve saudite, emri i tij është lidhur edhe me ekipe nga Evropa dhe madje edhe nga Brazili.

Një nga pistat më të përfolura është ajo e Flamengos, me zëra që sugjerojnë një transferim të mundshëm për të qenë pjesë e Kupës së Botës për Klube 2026.

Pavarësisht moshës, Ronaldo mbetet në formë të mrekullueshme dhe mbetet golashënuesi më i mirë në histori me 934 gola në karrierën e tij të jashtëzakonshme dhe është ende larg nga planet për t’u tërhequr.

Objektivi i tij personal është tashmë i njohur që t’i arrijë 1,000 gola. Ky synim e mban të motivuar dhe është një nga arsyet pse klubet vijojnë të shfaqin interes të madh për të.

Tifozët e CR7 presin me ankth vendimin e tij, ndërsa bota e futbollit është në pritje të kapitullit të ri të legjendës portugeze, që duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjete sociale dy…