Ronaldo pranon ta ulë pagën deri në 30%

21 korrik 2022 | 16:50

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është ende shumë e paqartë. Ylli portugez nuk e mendon të luajë për Manchester Unitedin sezonin e ri dhe madje nuk ka udhëtuar me ta në përgatitjet parasezonale.

Ndërkohë, tani raportohet se Ronaldo pranon ta ulë deri në 30% pagën e tij për t’u transferuar te një klub elitar që garon për titullin e Ligës së Kampionëve.

Ai mbetet i interesuar për një kalim tek Atletico Madridi, por klubi vazhdon ta distancojë veten nga kjo lëvizje. Agjenti i tij, Jorge Mendes madje ia ofroi Ronaldon Barcelonës, para se katalonasit të nënshkruanin me Robert Lewandowskin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Joe Biden është infektuar me koronavirus dhe ka…