Ronaldo thyen çdo kufi, shënon për të 25-in vit radhazi

09 janar 2026 | 14:14

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Superylli portugez ka arritur shifrën e 958 golave në karrierë, duke vendosur edhe një rekord të ri historik. Ronaldo është bërë futbollisti i parë që shënon gola në 25 vite kalendarike rresht, një dëshmi e qartë e jetëgjatësisë dhe nivelit të jashtëzakonshëm që ka ruajtur ndër vite.

Me fanellën e Al Nassr, në Arabinë Saudite, 40-vjeçari numëron 114 gola dhe 22 asistime në 128 paraqitje. Goli i fundit, i 958-ti në karrierë është realizuar nga penalltia në minutën e 81-të të ndeshjes së zhvilluar të enjten mbrëma.

Megjithatë, goli i Ronaldos nuk ka mjaftuar për të shmangur humbjen e Al Nassr, që është mposhtur në shtëpi me rezultat 2:1 nga Al Qadsiah, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14-t. Pas kësaj jave, Al Nassr mban vendin e dytë në renditje me 31 pikë, katër më pak se lideri Al Hilal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është përfshirë në mesin e…