Ronaldo vazhdon kontratën me Al Nassrin

26 qershor 2025 | 16:05

Cristiano Ronaldo ka nënshkruar një kontratë të re me Al Nassr që do ta shohë atë të qëndrojë në klubin saudit deri në vitin 2027. Ekipi saudit, të enjten ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku portugezi u drejtohet të gjithëve me fjalët: “Al-Nassr, përgjithmonë”. Në anën tjetër, Al-Nassr ka shkruar se “historia vazhdon”, por nuk ka dhënë detaje tjera.

Raportohet se Ronaldo ka firmosur kontratë të re dyvjeçare dhe do të jetë tek Al-Nassr deri në verën e vitit 2027. 40-vjeçari në sezonin e fundit ka shënuar 35 gola në 41 ndeshje të luajtura kurse ekipit saudit iu bashkua në janar të vitit 2023.

Para se të zhvendoset në Lindjen e mesme, ylli portugez në Evropë ka luajtur për Manchester Unitedin, Juventusin, Real Madridin e Sportingun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë amerikane, Gjeneral Dan…