Ronaldo vendos rekord në Botëror

18 qershor 2026 | 11:19

Cristiano Ronaldo është bërë lojtari më i moshuar në një ndeshje të Kupës së Botës, duke vendosur një tjetër rekord në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Megjithatë,  ndeshja nuk ka përfunduar siç do ta kishte dëshiruar ylli portugez, pasi Portugalia është ndalur në një barazim 1-1 përballë Kongos. 41-vjeçari është dukur i zhgënjyer dhe i irrituar gjatë sfidës, teksa Portugalia, pavarësisht përbërjes së mbushur me yje, nuk ka arritur të merrte më shumë se një pikë ndaj një kundërshtari që po rikthehej në skenën botërore pas 52 vitesh mungesë.

Madje, përmes rrjeteve sociale, Ronaldo ka shprehur haptas zhgënjimin e tij.

“Nuk ishte fillimi që dëshironim, por kjo është ende larg përfundimit. Mbajeni kokën lart dhe përqendrohuni te ndeshja e radhës”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të numërimit të votave, Albana Bytyqi, ka falënderuar…