
Rooney shuplakë futbollistit të Unitedit (Video)
06 mars 2020
| 11:15
Një episod i çuditshëm në fundin e ndeshjes Derby-Manchester United, është duke bërë xhiron e internetit. “Djajtë e Kuq”, triumfuan me rezultatin 0-3 në sfidën e vlefshme për FA Cup. Protagonist ishte Waney Rooney, sulmuesi anglez që luajti kundër ish-skuadrës ku shkroi historinë.
Teksa po përshëndetej me futbollistët e Unitedit, Rooney i dha një shuplakë mesfushorit Pereira, i cili është kritikuar së shumti këtë sezon nga tifozët e “djajve të kuq”.
Ky moment nuk i ka shpëtuar kamerave, teksa komentet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, duke e lidhur këtë shuplakë të Rooneyt me paraqitjen e mesfushorit Pereira. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:
Wayne Rooney is every Man United fan:
— Therese (@ThereseUTD) March 5, 2020