
Rosbergu sulmon Norrisin: Hamiltoni nuk do t’i kishte bërë ato gabime
Kanë mbetur 11 gara deri në fund të Botërorit 2025 të Formulës 1, por gjithçka tregon se kampioni do të jetë njëri nga dy pilotët e McLarenit. Ekziston një statistikë që tregon dominimin dërrmues të makinave me ngjyrë portokalli.
Në pistën prestigjioze “Spa-Francorchamps”, ata siguruan dopietën e tretë radhazi. Për më tepër, ekipi me bazë në Woking ka fituar pesë nga gjashtë garat e fundit të kampionatit dhe një total prej 10 nga 13 të mbajtura deri më tani.
Kështu që ky Kampionat Botëror të jetë i pari për Oskar Piastrin ose Lando Norrisin. Në Çmimin e Madh të Belgjikës, australiani përsëri e tejkaloi shokun e tij të skuadrës, edhe pse Norris nisi nga pozicioni i parë. “Nuk pata kthesën 1 më të mirë, por Oskar do të më kishte kaluar, gjithsesi. Ai kishte ritëm dhe rrjedhë më të mirë. Nuk jam shumë i zhgënjyer, por duhet të rishikoj se çfarë mund të kisha bërë më mirë”, ka thënë piloti britanik pas garës së gjatë në Spa, event që e çoi në -16 pikë nga shoku i skuadrës. Lando bëri edhe gabime në pika të tjera që i kushtuan kohë të çmuar. Ai që i hedh benzinë zjarrit në luftën e brendshme te McLaren është “i pamëshirshmi” Nico Rosberg.
“Nëse po shkon me kulmin e shpejtësisë, mund të bësh gabime. Pyes veten nëse dikush si Lewis Hamilton do të kishte bërë ato gabime që bëri Norris. E kemi parë Hamiltonin të shtyjë si i çmendur në një garë shumë herë. Kur erdhi puna te koha e goditjes, nuk e pamë të bënte ato gabime. Nuk mendoj se kjo do t’i kishte ndodhur atij. Lewis nuk do t’i kishte bërë ato 3 gabime”, ka shtuar kampioni botëror i F1 në vitin 2016.