Rossi: Ky është piloti që do të dominojë në Moto GP

03 tetor 2019 | 13:00

Piloti francez Fabio Quartararo, që këtë sezon debuton në Moto GP me Yamaha Petronas, do të jetë ylli i ri i këtij sporti.

I këtij mendimi është një legjendë si Valentino Rossi, që e ka rival në pistë talentin 20-vjeçar. Këtë sezon Quartararo ka seleksionuar tre “pole position” dhe në katër gara është ngjitur në podium. Ai mban rekordin e pilotit më të ri në Moto GP që siguron “pole” në histori (rekordi u vendos në pistën e Jerezit).

“Quartararo ka një talent të jashtëzakonshëm. E dija që ishte i shpejtë, e prisja këtë gjë, por jo deri në këtë pikë. Askush nuk e priste që ai të ishte rival. Nuk kursehet si gjatë provave të lira ashtu edhe në ato zyrtare e në garë”, ka thënë Rossi. “Sa herë që zbret në pistë është gjysmë sekonde më i shpejtë se rivalët. Dhe nëse ke të njëjtin motor si ai, duhet ta japësh maksimumin për të mos qenë pas tij. Duhet të punoj shumë, pasi është e bezdisshme ta kesh përpara”, ka shtuar Rossi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GËZIM ALIU SHTATË ELEMENTE TË ROMANIT “SHTATË UDHË” (Rrahman Paçarizi,…