Roth: Strategjia e ShBA-së dhe BE-së për deeskalim në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk është e balancuar

06 shkurt 2024 | 12:20

Kryesuesi i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Gjermanisë, Michael Roth, ka thënë se jo vetëm ai, “por edhe shumë kolegë të shquar” në parlamentet evropiane “kanë dyshime serioze” rreth strategjisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimit Evropian (BE) për deeskalim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Shumë kolegë të shquar nga Bundestagu dhe parlamente të tjera në Evropë kanë dyshime serioze rreth ‘strategjisë’ së BE-së dhe ShBA-së për deeskalim mes Serbisë dhe Kosovës. Nuk është as e balancuar as e mençur. Koha është për një ‘pikë kthimi’”, ka shkruar Roth në “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata e presidentit Joe Biden ka njoftuar një ditë parë…