
Rozana Radi befason me deklaratën: Do ta kisha kënaqësi të jetoja me…
Në episodin e fundit të “Goca dhe Gra”, Rozana Radi bëri një deklaratë të papritur. Këngëtarja e njohur foli hapur për marrëdhënien me vjehrrën dhe bashkëjetesën me të.
Gjatë bisedës, ish-finalistja e edicionit të 4 të “Big Brother VIP” u shpreh se jetesa me vjehrrën nuk është aspak negative, përkundrazi ajo do ta konsideronte si një përvojë të këndshme.
“Unë mendoj që jetesa me vjehrrën nuk është gjë e keqe, përkundrazi, unë për veten time do ta kisha për kënaqësi ta kisha vjehrrën në shtëpi”, tha artistja.
Rozana tregoi se ky mendim vjen nga mënyra si është rritur, duke theksuar se nëna e saj ka jetuar për një kohë me prindërit e bashkëshortit, gjë që e ka ndihmuar të krijojë një qasje pozitive ndaj familjes së zgjeruar.
Deklarata e këngëtares ka ngjallur reagime në rrjet, pasi prek një temë shpesh të ndjeshme në shoqërinë shqiptare, bashkëjetesën me vjehrrën, por këtë herë në një këndvështrim të ngrohtë dhe plot respekt.