Rrahën pas një zënke në “Facebook”

10 janar 12:02

Tre persona kanë përfunduar të arrestuar në Fshatin Radulloc në Klinë, pas një përleshje mes vete.

Të njëjtit zënkën fillimisht e kishin nisur në rrjetin social “Facebook” e më pas janë takuar ditën e martë dhe janë rrahur.

Si pasojë e rrahjes, lëndime trupore kanë pësuar tre të dyshuarit të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara