Rrahim Tërnava i PDK-së prezanton kandidatët për asamble komunale dhe projektin për Fushë Kosovën

24 gusht 2025 | 08:41

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava çdo ditë është duke bërë prezantimin e kandidatëve për asamblisë. Përpos kandidatëve, Tërnava ka parqlajmëruar edhe prohektin madhështor të Fushë Kosovës. Një projekt gjigand që do ta ndryshojë pamjen e munguar me vite të tëra nga drejtuesit komunal.

Njoftimi i plotë i Tërnavës:

Të dashur bashkëqytetarë,

Ju prezantoj listën e fitores, ekipi më i mirë e kandidatët më të mirë për Asamblenë Komunale të Fushë-Kosovës. Një listë njerëzish të ndershëm, profesionistë të lëmive të ndryshme, të aftë dhe të vendosur për ta çuar përpara qytetin tonë.

Kjo është lista që përfaqëson të mirën, të ndershmen, të dinjitetshmen, alternativën për ndryshim dhe transformim të qytetit tonë, kjo është lista kundër së keqes. Me punë, transparencë dhe përkushtim, ne do ta bëjmë ndryshimin rrënjësor që qyteti ynë e ka merituar dhe e meriton.

Së bashku drejt fitores, fitores tuaj, fitores së përbashkët për ndryshim të madh.

Na priftë e mbara. Kandidati Tërnava ka thënë se gjatë qeverisjes së PDK-së, pasi ka prezantuar projektin e tij për Fushë Kosovën oa thënë se do të jemi kampion në punë e jo në fjalë.

“Ne jemi kampionë me punë, jo me fjalë.

Së shpejti  ju prezantojmë projektin e kryetarit Rrahim Tërnava për bashkimin e Fushë Kosovës ,projekt modern, funksional dhe i dobishëm për qytetarët. Ky projekt madhor ka për qëllim bashkimin e qytetit, me sheshin më të madh në Kosovë 📍

Çfarë fiton qyteti ynë?

• Trafik më të shpejtë, më të lehtë, më të sigurt.

• Transport publik më të organizuar e më të shpejtë.

• Një qendër moderne ku kultura, pushimi dhe argëtimi bashkohen.

• Mundësi të reja ekonomike dhe vende të reja pune.

• Më shumë gjelbërim, më pak zhurmë, më pak ndotje.

Fushë Kosova – Qyteti që lidh  të sotmën me të ardhmen.”, ka shkruar Tërnava.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit…