Rrahim Tërnava në tubimin përmbyllës në Fushë Kosovë: Faleminderit secilit prej jush!

10 tetor 2025 | 02:27

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava ka mbajtur tubimin përmbyllës në Fushë Kosovë. Përpos kryetarit Memli Krasniqi të pranishëm ishin edhe Abelard Tahiri, Blerta Deliu, Ariana Musliu Shoshi, Përparim Gruda, Sala Jashari, Mërgim Lushtaku dhe Besa Ismajli.

Tërnava falënderoj të gjithë pëkrahësit e tij dhe i fton ata që me 12 tetor të votojnë numrin 191 në Fushë Kosovë dhe në gjithë Kosovën.

“Me plot energji për Fushë Kosovën më mirë, u mblodhëm në tubimin përmbyllës të fushatës elektorale!

Me falënderim të pafund, ndihem shumë krenar me të gjithë ju, përkrahës anë e kënd Fushë Kosovës, të rinjtë e të reja, burra dhe gra që gjatë gjithë kësaj fushate reflektuat energji, përkushtim dhe besim për ndryshim.

Faleminderit secilit prej jush!

Përkrahja e pafund e partisë tonë të madhe, Partisë Demokratike të Kosovës, kryetarit Memli Krasniqi dhe miqve tanë Abelard Tahiri, Blerta Deliu, Ariana Musliu Shoshi, Përparim Gruda, Sala Jashari, Mërgim Lushtaku dhe Besa Ismajli, që janë shembulli i suksesit dhe bashkëpunimit të jashtëzakonshëm.

Rrugëtuam së bashku për fitoren tonë, më 12 tetor do të festojmë bashkë!

Fushë Kosova meriton #MaMIRË!”, ka shkruar Tërnava në falënderimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Rugova është një emër që lidhet me përkushtim, profesionalizëm…