Rrahja brutale e mërgimtarit në Istog, tre të dyshuar dërgohen në paraburgim 30 ditë

12 gusht 2023 | 14:23

Gjykata e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve për rrahjen e mërgimtarit në Istog. Dhuna është ushtruar nga katër vëllezërit Visoqi.

Gezim Kollqaku, avokati i Egzon Visoqi ka konfirmuar ka konfirmuar se i është caktuar masa e paraburgimit klientit të tij.

“Vendimi është marrë që të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Ne do të ushtrojmë ankesë kundër kësaj mase”, tha ai për Insajderin.

Në pamjet e siguruara nga Gazeta Insajderi shihej se viktima po shoqërohej nga një familjare e tij. Përderisa i njëjti po hipte në veturë, vëllëzërit Visoqi i dalin në pritë dhe e sulmojnë.

Albert, Arben, Egzon dhe Nderim Visoqi e kishin përcjellur mërgimtarin derisa në një moment ai ishte ndalur me veturë pranë një lokali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur dje në takim njoftues ministrin…