
Rrahje në Aeroportin e Prishtinës, tre të arrestuar
03 gusht 2025
| 09:32
Një mosmarrëveshje e çastit ka eskaluar në përplasje fizike mes disa personave.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:14, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar, njëri nga ta shtetas i Shqipërisë, njofton policia.
“Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor . Dy si të dyshuar të tjerë pjesëmarrës në rast janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa të Shqipërisë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.