Rrahman Jasharaj shtrihet në spital, kjo është gjendja e tij

20 maj 2025 | 14:15

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari është shtrirë në Spitalin e Pejës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i sindikatës, Ymer Ymeri, i cili ka thënë se Jashari ka pësuar tronditje pas një episodi marramendjeje, mirëpo fatmirësisht tashmë gjendja e tij është stabile.

“Gjendja e tij është përmirësuar, sepse dje e ka pasur më të rëndë. Tash është në Spitalin e Pejës, ku po merr trajtim mjekësor”, ka bërë me dije Ymeri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Jurgen Klopp ka thënë ‘po’ për të marrë drejtimin e…