Rrahman Rama: Energjia e fitores po vërehet gjithandej, e Prizreni sonte i dha vulë
17 dhjetor 2025
| 22:04
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, deklaron se “energjia e fitores po vërehet gjithandej”, teksa shton se “Prizreni i dha sonte vulë”, duke publikuar pamje nga hapja e fushatës zgjedhore atje. Rama krahas pamjeve të publikuara ka shkruar:
Sonte në Prizren nisëm fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Energjia e fitores po vërehet gjithandej, e Prizreni sonte i dha vulë!



