Rrahman Rama: Rënia e Artim Jasharit u bë gur themeli i lirisë
06 maj 2026
| 13:49
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrahman Rama, ka përkujtuar veprën e Artim Jashari, duke theksuar rëndësinë e sakrificës së tij në rrugën drejt lirisë. Përmes një reagimi publik, Rama ka rikujtuar se 28 vjet më parë, Artim Jashari, ende i ri, ndërmori një aksion të guximshëm në Mitrovicë, ku vrau tre policë serbë.
“Para 28 vitesh një djalë i ri me armë në dorë zgjodhi ta shkund Serbinë. Në një aksion të jashtëzakonshëm e të guximshëm, vrau tre policë serbë në mes të Mitrovicës. Rënia e tij para 28 vitesh u bë gur i fortë në themelin e lirisë. Lavdi Artim Jashari!”, ka shkruar Rama. Ai e cilësoi sakrificën e Jasharit si një moment të rëndësishëm historik, që kontribuoi në forcimin e rrugës drejt çlirimit të Kosovës.



