Rrahmani: Çdo ditë dy seanca, s’është e lehtë

20 korrik 2025 | 17:51

Në një intervistë për Sky Sport nga grumbullimi në Dimaro, mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka folur për intensitetin e lartë të stërvitjeve nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte-s, si dhe për përshtatjen me bashkëlojtarët e rinj.

“Vitin e kaluar ishte përgatitorja më e vështirë, por ndoshta këtë vit do ta kalojmë atë”, u shpreh Rrahmani me një buzëqeshje. “Stërvitjet janë shumë të vështira. Çdo ditë kemi dy seanca dhe nuk është aspak e lehtë”.

Mbrojtësi nga Kosova ndau edhe mendimet për bashkëpunimin me Sam Beukema, një nga prurjet e reja në mbrojtje: “Përpiqem të komunikoj me çdo mbrojtës të ri që vjen. Mes qendërmbrojtësve është shumë e rëndësishme të kuptojmë lëvizjet dhe automatizmat. Nëse e di çfarë lëvizjesh bën ai, gjithçka bëhet më e lehtë për mua”.

Në fund, ai komentoi edhe për një nga emrat më të bujshëm të merkatos së Napolit: Kevin De Bruyne. Rrahmani tha: “Besoj se ai e njihte mirë Napolin përpara se të vinte. Ka pyetur disa nga bashkëlojtarët e tij në Kombëtaren belge. Është një lojtar me shumë cilësi, por si gjithmonë kur shkon në një ekip të ri, duhet të përshtatesh me kërkesat e trajnerit”.

Me një sezon të ri që po afron dhe me një trajner si Conte në krye, Napoli dhe Rrahmani duket se janë gati për të ngritur standardin dhe për të sfiduar sërish majat e Serie A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari Labinot Tahiri, i njohur më shumë për publikun si…