Rrahmani dhe Gjimshiti në formacionin e javës në Itali

05 janar 2026 | 15:20

Dy futbollistët shqiptarë, mbrojtësit Amir Rrahmani e Berat Gjimshiti kanë zënë vend në formacionin e javës në Serie A.

Faqja e specializuar për statistika “SofaScore” ka përfshirë Rrahmanin e Gjimshitin në 11-shen më të mirë të xhiros së 18-të.

Si Rrahmani ashtu edhe Gjimshiti patën paraqitje të mira me skuadrat e tyre, Napolin e Atalantan, të cilat shënuan fitore të rëndësishme vikendin e shkuar.

Rrahmani shënoi gol në fitoren e Napolit 2:0 ndaj Lazios, ndërsa Gjimshiti u shpall lojtari i ndeshjes në triumfin e Atalantas kundër Romës me rezultatin 1:0.

Rrahmani është vlerësuar me notën 8 për paraqitjen e tij, ndërsa Gjimshiti ka marrë notën 8.9 për performancën që pati.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjasat janë të mëdha që Edon Zhegrova të jetë startues…